Përfshihet nga zjarri pallati në Korçë, 3 familje mbesin pa banesa

Një pallat në Korçë është përfshirë nga flakët ditën e sotme ku si pasojë tre apartamente janë shkrumbuar totalisht.

Fatmirësisht nuk bëhet fjalë për dëme njerëzorë vetëm materiale, pasi banorët kanë mundur të dalin në kohë. Policia nga ana tjetër, është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *