Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festën e shpalljes së Pavarësisë dhe Çlirimin e Shqipërisë. Veprimi i Bashkisë së kryeqytetit grek, iu ka bërë përshtypje mijërave emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Edhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një postim në “Twitter”, ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis.
“Faleminderit mik i dashur për ndriçimin e qytetit me ngjyrat kuqezi, për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
E çmojmë shume respektin tuaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të përparuar. Flm vëlla”, shkruan Veliaj në postimin e tij.
/Priza.al/