Çlirimi i Shqipërisë/ Rama dhe Meta përkulen para monumentit “Nëna Shqipëri”

Në nderim të 77-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë bërë sërish bashkë, por larg nga njeri tjetri, në Varrezat e Dëshmorëve në ceremoninë zyrtare të homazheve për ditën e Çlirimit.

Ata kanë kryer homazhet respektive njëri pas tjetrit, duke u përkulur para monumentit “Nëna Shqipëri” .

Krerët më të lartë të shtetit, kanë vendosur kurora me lule dhe kanë nderuar dëshmorët.

“Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa Presidenti Meta, uron shqiptarët me fjalët:

“LIVE nga Memoriali “Nëna Shqipëri” – GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!”, shkroi kreu i shtetit.

29 Nëntori i sotëm shënon 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *