Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave për vepra të ndryshme penale. Më e pazakonta ishte dhuna e ushtruar nga djali drejt nënës së tij. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar 38-vjeçari me iniciale TH.K.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi A.M.,35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 pajisje elektronike pa dokumentacionin përkatës, që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, 30 vjeçarin D.M., banues në Dukat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht shtetasin T.Xh.,47 vjeç, sepse poshtë banesës se tij kishte hedhur mbetje të riciklushme, jashtë vendgrumbullimit të mbetjeve, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim 37-vjeçari N.Ll pasi ka ushtruar dhunë psikolkogjike ndaj babait të tij.
Po ashtu në kërkim është shpallur edhe shtetasi K.B.,51 vjeç, banues në Himarë, pasi ka kryer ndërtime në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Njoftimi i Policisë:
Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojrave të fatit dhe ndëshkimin e atyre personave që e ushtrojnë këtë veprimtari, gjatë kontrollit në lagjen ” Lef Sallata”, Vlorë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, në ambjentet e lokalit në përdorim, shtetasin A.M.,35 vjeç.
Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 paisje elektronike pa dokumentacionin përkatës, që shërbenin për ushtrimin e lojrave të fatit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale” Dhuna në familje” të shtetasit N.Ll., 37 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht shtetasin T.Xh.,47 vjeç, banues Delvinë, sepse poshtë banesës se tij kishte hedhur mbetje të riciklushme, jashtë vendgrumbullimit të mbetjeve, duke shkatuar ndotje të mjedisit.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin Th.K.,38 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, shpallën në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” shtetasin K.B.,51 vjeç,banues në Himarë, pasi ka kryer ndërtime në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Dvp Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin D.M.,30 vjeç, banues në Dukat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/