Të zhdukura prej dy javësh, policia greke dyshon se ruset janë vrarë…

Dy gra nga Rusia janë zhdukur në Qipro dhe autoritetet greke dyshojnë se mund të jetë një vrasje e dyfishtë. Alraeesi Khaiat, 43 vjeçe dhe Maria Gazibagandova, 33 vjeçe janë raportuar si të zhdukura që me 17 nëntor.

Në pranga ka rënë një 32-vjeçar me identitet qipriot, i cili tashmë me vendim të Gjykatës së Rrethit të Larnakës ndodhet në paraburgim shtatëditor.

Denoncimi për zhdukjen e dy ruseve është bërë më 19 nëntor nga një mik i njërit prej të dyve. Policia u njoftua së fundmi për një person që ka transportuar dy vajzat në një shtëpi pushimi në Moniatis. Burri u gjet dhe raportohet se i transportoi dy gratë në shtëpi pushimi me vullnetin e tyre të lirë, por i ktheu në shtëpi të njëjtën ditë.

/Burimi: Thetoc/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *