Alarmoi Tiranën dy netë më parë, kapet 15-vjeçari që qëlloi me armë tek ‘Fusha e Aviacionit’

Policia në Tiranë ka bërë të mundur arrestimin e 15-vjeçarit, i cili qëlloi me armë mesnatën e të shtunës tek ish-fusha e aviacionit.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i mituri me inicialet C. K., ka qëlluar nga një mjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, me një armë zhurmuese (sportive). E shtëna u dëgjua nga të gjithë banorët e lagjes në fjalë të cilët u shqetësuan, por në fakt bëhej fjalë vetëm për një plumb manovër.

Gëzhoja është sekuestruar që mbrëmjen e 27 nëntorit. Sot, 15-vjeçari është proceduar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin e mitur me iniciale C. K., 15 vjeç, pasi me datë 27.11.2021, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, ky shtetas ka qëlluar nga një mjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, me një armë zhurmuese (sportive).

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *