37 kg kokainë janë sekuestruar në Mal të Zi në një makinë me targa shqiptare, në pikën kufitare të Debeli Brijeg.
Në lidhje me ngjarjen u vu në pranga drejtuesi i mjetit, pasi makina u pikas, teksa po tentonte që të futej nga Mali i Zi për në Kroaci.
Sipas mediave, dyshohet se bëhet fjalë për një linjë të trafikut të kokainës nga Shqipëria për në vendet e BE përmes Malit të Zi dhe Kroacisë
“Falë punonjësve të njësisë doganore Debeli Brijeg, por edhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar kufitar të automjeteve që lëviznin nga Mali i Zi në Kroaci, janë gjetur 35 pako kokainë me peshë totale 37,7 kilogramë, 98 për qind e pastër”, thuhet në njoftimin .
/Burimi: DAN.co /Priza.al/