Tiranë-Dibër për 47 minuta? Hapet ‘Rruga e Arbrit’, kalon në 6 tunele dhe ka urën më të lartë në Ballkan

Një nga akset më të rëndësishme të vendit që lidh kryeqytetin me të gjithë zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës është  hapur ditën e sotme përkohësisht. Rruga e Arbrit, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrzit. Policia rrugore sqaron se aksi do të monitorohet nga patrulla përgjatë 24 orëve njësoj si rruga e Kombit.

Po ashtu nga sot në këtë aks do të jetë edhe makina inteligjente për çdo shkelje të qarkullimit rrugor, shpejtësi apo parakalim të gabuar. Ky aks konsiderohet me vështirësi qarkullimi për shkak të kushteve atmosferike dhe do të ketë edhe kontrolle për gomat dimërore të cilat kërkohen sipas kodit rrugor përgjatë periudhës tetor-mars. Rruga Arbrit parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër dhe është e gjatë 75 km.

Edhe sot shoferët janë hasur në vështirësi, pasi janë gjendur të papërgatitur duke qarkulluar me goma vere dhe jo dimri, siç e kërkon kjo rrugë, pasi kanë nisur reshjet e para të dëborës. Policia apelon përdorimin e gomave dimërore dhe ecjen me kujdes.

Përndryshe qytetarët e qarkut të Dibrës janë shprehur shumë të lumtur me hapjen e rrugës, kjo për faktin se shkurton distancës me kryeqytetin për më shumë se 2 orë. Ato kanë dalë duke festuar e daulle dhe me veshje tradicionale për të shprehur gëzimin për hapjen e rrugës.

I pranishëm në hapjen e rrugës së Arbrit, ishte edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Sipas Ballukut rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta kur të hapet përfundimisht, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje.

Rruga kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar, ndërsa pritet të përfundojë tuneli i Murrizit. Rruga e Arbrit ka edhe dy ura, atë të Vashës dhe të fshatit Fshat, e cila është më e larta në Ballkan. Ura e fshatit Fshat në rrugën e re të Arbrit e lidh atë me fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër është 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë, më e larta në Ballkan, ndërkohë që ura e Vashës është 152 metra e lartë.

Rruga e Arbrit jo vetëm shkurton distancën e udhëtimit, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Pasi inaugurimit të Rrugës së Arbrit pati valle e muzikë nga banorët e zonës, Rama ka shfaqur  një foto teksa qëndron në pranë një oxhaku në Dibër.

“Zjarr Dibre”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *