Ja disa nga gabimet që bëjmë kur zbukurojmë pemën e fundvitit

Muaji Dhjetor i përket muajit të festave, për këtë të gjithë angazhohemi për të krijuar një ambjent sa më të bukur dhe çlodhës çdo fundvit.
Mirëpo asnjëherë si kemi ditur disa gjëra që i kemi bërë thuajse çdo vit, gabimet në zbukurime .
Atmosfera e festave të fundvitit adhurohet nga të gjithë dhe duam të dekorojmë çdo cep të shtëpisë.

1. Shumë ngjyra dhe motive

Topa të kuq, topa ngjyrë floriri, lodra prej druri,  pishe false, borë artificiale, shirita të kuq,  të gjitha në një. Është mirë të kemi një koncept  në mendje kur dekorojmë pemën tonë. Nuk ka nevojë të jetë minimale,  thjesht ngjyrat dhe motivet e dekorimeve duhen kombinuar mirë pa ekzagjeruar në shumëllojshmëri ngjyrash.

2. Nuk kemi plan

Duke filluar dekorimin pa një planifikim, ne përfundojmë duke blerë zbukurime të reja të cilat, në fund, qëndrojnë në kuti. Ne humbim kohë dhe para, ndërsa përfundojmë duke përsëritur dekorimin e vitit të kaluar.

3. Nuk vendosim shijet tona personale

Çfarë do të thotë nëse pema nuk ka shijen tonë personale? Është mirë të frymëzohesh, por nuk duhet të kopjojmë dekorimin më të veçantë të vitit. Janë detajet, ato që bëjnë diferencën.

Drita per Vitin e Ri | Zbukurime Krishtlindjet & Viti i Ri | Dyqan Taxi

E-baa

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *