Nën shoqërimin e shërbimit sekret, Joe Biden bën ‘shopping’/ Fotografohet pa maskë brenda dyqanit

Presidenti amerikan Joe Biden është fotografuar pa maskë mbrojtëse në një dyqan në ishullin Nantucket në Massachussetts, ku së bashku me familjen e kaloi festën e “Ditës së Falënderimeve”.

Biden nën shoqërimin e Shërbimit Sekret në dyqan po zgjidhte dhurata për nipat – duke “mos pasur parasysh” rrezikun nga COVID-19. Në hyrje të dyqanit gjendej një mbishkrim i madh, ku thuhej se masat mbrojtëse janë obligative që të barten në këtë ambient të mbyllur.

Në fakt Biden kishte maskën, por thjesht me të nuk e kishte mbuluar fytyrën siç kërkohet edhe nga ekspertët shëndetësorë.

Biden, 79-vjeç që futet në kategorinë e personave më të rrezikuar nga COVID-19, ka marrë dozën e tretë të vaksinës. Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara janë bindshëm me numrin më të madh të infektuarve dhe vdekurve nga COVID-19, me 49.077.695 të infektuar dhe 799.312 të vdekur.

/Burimi: BBC/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *