Shqipëria përfshihet nga reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave

Gjatë ditës së sotme, territori shqiptar do të dominohet nga vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje, ku herë pas here reshjet e shiut do të jenë edhe në formë rrebeshi në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat e thella malore, pritet të ketë rishfaqje të flokëve të dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *