Është zbuluar identiteti i trupit të dekompozuar që u gjet mbrëmjen e djeshme në një kanal në Fier. 70-vjeçari banues në lagjen “15 Tetori” është identifikuar si Sotiraq Peto. I moshuari ishte në kërkim pasi i biri, Erion Peto kishte kryer një kallëzim në polici për humbjen e të atit.
Mësohet se i moshuari vuante nga sëmundja e sklerozës.
I moshuari doli nga banesa në lagjen ’15 tetori’ rreth orës 10:00 të paradites, pasi konsumoi kafenë e mëngjesit me bashkëshorten e tij.
Trupi i pajetë i tij u gjet mbrëmjen e djeshme.
/Priza.al/