Foto/ Nga Dibra në Korçë dëbora mbulon verilindjen e vendit! Ja si paraqitet situata

Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq dhe me temperatura të ulëta. Verilindja e vendit është mbuluar nga dëbora që prej natës së kaluar.

Dibër- Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës në orët pas mesnatës. Bora me intensitet të lartë ka arritur trashësinë 15 cm në qytetin e Peshkopisë ndërsa në zonat e thella, në lartësi mbi 800 metra trashësia shkon deri në 35-40 cm.

Situata rrugore është më problematike në rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë, ku rrugët nuk janë pastruar, dhe lëvizin me vështirësi vetëm mjete të larta.

Rruga Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë.

Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi i vështirë deri në Zall Reç më tej drejt Ujmishtit e bllokuar.

Zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës fshatrat e Sllovës, Reçit, Luznisë janë pa komunikim me qytetin.

Në rrethin e Bulqizës reshjet kanë qenë me intensitet më të ulët, dhe trashësia në qytetin e Bulqizës shkon në 5 cm. Nuk ka probleme në rrugët e qytetit. Akset Qafa e Buallit – Krastë dhe Ura e Çerenecit -Librazhd kanë kaluar mjetet borëpastruese dhe kalimi bëhet normal deri tani.

Në aksin kombëtar Peshkopi – Tiranë janë në punë 5 mjete borëpastruese dhe kalimi bëhet pa probleme.

Përrenjas-Qafë Thanë– Gjithashtu, reshjet e borës kanë zbardhur zonën në aksin Përrenjas-Qafë Thanë. Siç raporton gazetari Agim Blloshmi reshjet e dendura kanë rënë gjatë gjithë natës. Sakaq, nuk janë raportuar incidente përgjatë këtij segmenti.

Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Reshjet kanë sjellë problematika në disa vende. Ndërsa zonat malore janë zbardhur nga bora e parë.

Korçë- Ulja e temperaturave në qarkun e Korçës prej ditësh ka sjellë reshjet e para të dëborës për këtë vit. Dëbora ka mbuluar të gjithë zonën ndërsa më intensive kanë qenë zonat malore si Dardha e Voskopoja. Mjetet borëpastruese janë vënë në dispozicion në terren në mënyrë që të bëhet pastrimi dhe hedhja e kripës ne zonat e konsideruara si më problematike. Për drejtuesit e mjeteve apelohet të tregohen te kujdesshëm në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Deri ne keto momente nuk raportohen problematika.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *