Lionel Messi është vetë historia e futbollit. Sulmuesi argjentinas fitoi për herë të 7-të në karrierë Topin e Artë, trofe që iu dorëzua nga France Football.
E kujt do t’ia merrte mendja se një djalosh i lindur në Rosario 24 qershor 1987 do të pushtonte Botën dhe do të fitonte shtatë Topa të Artë në karrierën e tij, përveç se të gjithë trofetë e mundshëm me përjashtim të Kupës së Botës me Argjentinën.
Leo Messi, sezonin e shkuar fitoi Copa del Rey me Barcelona dhe Copa America me Argjentinën, ku u shpall gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i turneut, njeriu i finales. Gjithashtu, edhe golashënuesi më i mirë i La Liga.
Messi mposhti konkurencën e Benzema, Jorginho, Kanté dhe Lewandowskit.
Vendi i 5-të ishte për mesfushorin e Chelsea-t Kante, i katërti Benzema, Jorginho në vendin e tretë, ndërsa Lewandowski u mjaftua me vendin e dytë.
/Priza.al/