Opinionistët e ‘Love Story’ janë përballur dhe kanë pasur një konflikt mes tyre. Duke dhënë opinionin e tij, Roberti ka thënë se ai e ka krijuar një familje, ndryshe nga zonjat që ka përkrah. Kjo gjë ka revoltuar shumë Bleonën dhe situata mes tyre ka agravuar deri në ofendime.
Robert Aliaj: Ky është fakt, femrat interesohen për gjërat dhe meshkujt për personin. Kur vjen puna për të folur për marrëdhënien e dashurisë sepse jam unë ai që mund të jap një ide sepse jam unë ai që ka ndërtuar një familje dhe kam dy zonja që nuk e kanë arritur këtë gjë.
Bleona Qerreti: E ke gabim, unë kam familjen që 13 vjeç. Po, pra por ti jeton me familjen tënde të babait, jo tëndin dhe ky është modeli më kot që mund t’i japim këtyre vajzave.
Bleona: Si mund të rrish ti në një lidhje kur nuk je i lumtur?
Robert Aliaj: Në Amerikë nuk i çohet modeli “Qerreti” i jetës, të jetosh me familjen në moshën 50 vjeç
Bleona : Ti qenke komplet idiot, ty s’të paskam njohur fare. Çfarë është kjo idiotësi e madhe?!
Alketa Vejsiu: 80 për qind i Shqipërisë është fshat….
Roberit Aliaj: Jo një vajzë të rrijë gjithë jetën në familjen e vet.
Alketa Vejsiu: Lëri vajzat të jenë kush duan të jenë…
Robert Aliaj: Gjithsecili duhet të bëjë jetën e vet.
Bleona : Mos u merr me prindërit e mi fare, thuaj më fal tani!
Robert Aliaj: Po flas për familjen në përgjithësi
Bleona: Kjo është bullizëm, kush je ti mor zotëri? Ti je këngëtari më i mirë në mes të gjithë piktorëve dhe piktori më i mirë në mes të gjithë këngëtarëve.
/Priza.al/