VIDEO/ Babai i bën Donaldit dhuratën e veçantë: Ndaje me miqtë e tu!

Babai i Donaldit iu bën surprizen e madhe bamorëve të BBV, ja çfarë iu dërgoi në shtëpi Me rastin e Ditës së Pavarësisë, banorët e “Big Brother VIP” kanë festuar dhe kanë shijuar një darkë tradicionale. Të veshur me veshje popullore, ata kanë kërcyer dhe kënduar këngë të ndryshme patriotike. E sigurisht nuk ka munguar as Himni i Flamurit.

Ata gjithashtu kanë kënduar këngën “Xhamadani Vija Vija” duke ndezur atmosferën në shtëpi. Por teksa shijonin ushqimet tradicionale shqiptare në dhomën e surprizave, Donaldi dhe banorët kanë marrë një dhuratë nga babai i aktorit.

Zoti Kastriot kishte dërguar raki nga shtëpia e tij, që yjet të bënin gëzuar me njëri-tjetrin me rastin e festës së Flamurit.

‘Zemra e babit të kam dërguar pak nga rakia e shtëpisë që të bësh gëzuar me shokët për festën e Flamurit. Ju përqafoj të gjithëve. Gëzuar’, shkruante babai i Donaldit në kartolinën që i kishte dërguar të birit.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *