Xhulia Kurti, studentja shqiptare që fitoi çmimin e dytë në Gjermani pasi paraqiti një ide inovativi për dërgimin e materialeve pa “Wi-FI’, edhe pa internet dhe pa paguar faturën nëpërmjet aplikacionit Gears të shpikur nga vetë ajo. Xhulia mori pjesë në konkursin IAA i cili u zhvillua në Mynih dhe doli e dyta pasi përzgjodh nga juria mes 26 finalistë.
Një inteligjencë e tillë nuk mund ti shpëtonte kryeministrit Rama i cili e ka vlerësuar në profilin e tij ‘Facebook’.
“Xhulia, 20 vjeçarja durrsake që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë, me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë. Ajo është renditur e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo wifi”, shprehet Kryeministri.
Kush është Xhulia Kurti?
Xhulia Kurti, studentja e vitit të tretë të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Aleksander Moisiu Durrës” ka marrë një dhuratë nga vetë bashkëthemelues i Microsoft-it, Bill Gates.
Xhulia u rendit e dyta nga 26 pjesëmarrësit nga e gjithë bota në konkursin e shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021, “IAA mobilitython”, i cili u zhvillua në Mynih, Gjermani. Në përfundim, ajo ka marrë edhe një surprizë të bukur. Miliarderi Bill Gates i ka dhuruar Xhulias librin e tij i cili ende nuk ka dalë në shitje , së bashku me një mesazh përgëzimi për suksesin e merituar.
Ajo ka treguar për projektin e saj interesant se si mund të përdorim aplikacionin pa internet dhe emocionet që kaloi. Ajo tha se ka synim tregun global m aplikacionin e saj dhe se libri i Bill Gates ishte interesant për të apasionuarit pas shkencave kompjuterike dhe ja vlente.
“Unë studioj për shkenca kompjuterike në universitetin e Durrësit. Aplikova online dhe kalova në tre stade derisa arrita te fitorja. Në fakt, ky projekt ishte puna e një viti dhe nuk kisha gjetur ku ta prezantoja, derisa projekti gjeti vend në konkursin në Gjermani. Të përdorësh internetin pa wifi nuk është vjedhje, është një mënyrë se si të logohesh. Unë si synim kam tregun global, jo Shqipërinë. Babi është një nga partnerët më mbështetës që unë kam gjatë gjithë jetës sime. Di të them që është një libër interesant dhe ja vlen që të blihet. Është goxha interesant sepse tregon historitë për shkatërrimin e piratërive dhe histori të shkencëtarëve të tjerë”, u shpreh Xhulia.
/Priza.al/