Një 57-vjeçar me inicialet I.Xh është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe G. L., 46 vjeç.
Si pasojë e dhunës bashkëshortja, ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë.
Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, po punohet për kapjen e shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Xh., 57 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe G. L., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Si pasojë e dhunës së ushtruar, bashkëshortja e shtetasit G. L., ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë.
Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, po punohet për kapjen e shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit C. S., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
/Priza.al/