Mjeku i njohur grek, Jorgos Neos i cili u plagos nga ish partnerja Klodiana Çelo ka dalë nga spitali.
Shqiptarja dhe mjeku grek kishin përjetuar një histori dashurie 13 vite më parë, fryt i së cilës ishte edhe një vajzë.
Në kohën kur vajza kishte lindur, mjeku Neos e kishte njohur si fëmijën e tij, por ia kishte bërë të qartë shqiptares së nuk do të divorcohej nga gruaja e tij me të cilën kishte edhe fëmijë.
Por kur Çelo filloi t’i kërkonte shumë të mëdha parash mjekut për rritjen e vajzës nisën konfliktet mes çiftit. Më pas vijoi saga e seancave të shumta gjyqësore për kujdestarinë e vajzës, e cila ishte edhe dëshmitare e kësaj ngjarje të rëndë.
/Priza.al/