Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, në lagjen Şahinbey në Gaziantep ku babai ka qëlluar disa herë më forcë foshnjën, e cila ishte vetëm tre muajsh. Sipas Remone news, gjithçka është kapur nga kamerat që nëna kishte vendosur në dhomë për të monitoruar bebin.
Ai e godet vazhdimisht në kokë dhe në fytyrë foshnjën e pafuqishme që qante dhe bërtiste. Më në fund, nëna e foshnjës hyri në dhomë dhe babai filloi të sillej sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Nëna u përpoq ta qetësonte foshnjën duke e mbajtur në krahë por pasi pa kamerat ajo njoftoi menjëherë policinë. Foshnja po lufton për jetën në spitalin ku u dërgua pas ngjarjes. Pas postimit të pamjeve të ngjarjeve në rrjetet sociale dhe ngjalljes së reagimeve, ekipet e policisë arrestuan babain.
Raporti i mjekut për foshnjën CG, i cili u dërgua në spital, thoshte se ai kishte një dëmtim të shkaktuar nga trauma në kokë dhe ishte në rrezik për jetën dhe trajtimi i tij filloi në spital. I dyshuari për ngjarjen, i quajtur YG, është arrestuar dhe ndaluar dhe do t’i referohet organeve të drejtësisë.
https://twitter.com/mesuttezerr/status/1465650365198745601?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1465650365198745601%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdosja.al%2Fkamera-zbuloi-gjithcka-babai-rreh-brutalisht-foshnjen-3-muajshe-rrezikon-jeten%2F
/Burimi: Remove News/ Përshtati: Priza.al/