Në nder të të ndjerit, Arjan Sala, një grup vullnetarësh shqiptarë kanë hapur një pus uji në Indonezi. Vëllai i Arjanit, Edmond Sala, njofton se është hapur një pus uji për vëllain e tij hero. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në “Cala Italia” si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.
Në media u bënë publike pamjet nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare, ku kanë regjistruar momentin kur Arjan Sala ka hyrë në ambientet e brendshme të magazinës që u përfshi nga zjarri pasditen e 24 marsit. Ai është futur me shpejtësi brenda ambienteve për të shpëtuar jetën e kolegëve, por edhe personave të tjerë që ishin brenda, por në fund nuk arriti që të dalë vetë.
Qeveria shqiptare akordoi një fond prej 1 milion lekësh të rinj familjes së “Dëshmorit të Atdheut”, Arian Salaj. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, thuhet se ndihma financiare do të jetë për familjen e tij, si një shenjë mirënjohje për aktin e tij heroik në shpëtim të jetëve të tjera.
Statusi nga Edmond Sala
Sapo u hap një pus ujë Ne Indonezi me emrin Arjan Sala vëllait im të dashur shpirti vëllait emri vëllait Heroi vëllait HERO HERO vjen darka ti më mungon shum shuuum do më mungosh shum