Në një lagje periferike të kryeqytetit, bashkia e Tiranës ka ndërtuar një lagje me banesa të reja, për ata që ju dëmtuan shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Kohët e fundit në këto banesa të reja kanë nisur që të futen familjet e para, të cilat janë nga zonat e fshatrave të Tiranës dhe shtëpitë e tyre të vjetra ishin mjaftë të amortizuara dhe u shkatërruan nga tërmeti.
Por në një kohë që bashkia e Tiranës u ka zgjidhur këtyre banorëve hallin më të madh të jetës, atë për të pasur një çati mbi kokë, madje përpara festave të fund-vitit, jo të gjitha problemet mund t’ua zgjidh dhe përfundojë.
Banorët edhe pse kanë marrë shtëpi fare të reja, më të mira dhe më të mëdha nga ato që kishin, madje duke u bërë edhe një lagje e re e Tiranës, kanë lënë me sa duket tokat dhe bagëtitë aty ku kanë pasur banesat e vjetra.
Kjo, mesa duket ka qenë edhe thelbi i njërës prej pyetjeve të një gazetari të “A2 CNN”, i cili duke dashur të marrë një opinion nga këta banorë të rinj për shtëpitë që kanë përfituar, ka marrë nga një grua një përgjigje sa “epike” aq edhe komike.
Gazetari i “A2 CNN”, e pyet gruan nëse ata kanë lënë pas te shtëpia e vjetër toka dhe bagëti, por nga gruaja me një fshesë në dorë ai ka marrë një përgjigje që të mek nga e qeshura…
Gazetari: Keni lënë gjë pas toka apo bagëti…?
Gruaja: Po kemi lënë po… kemi lënë atje vjehrrën!
Përgjigja e gruas ishte fare e pafajshme dhe normale, por duket sikur “bashkë me tokat dhe bagëtitë edhe vjehrra për të kishte të njëjtën vlerë…”.
/Priza.al/