Ish-konkurrenti i sezonit të dytë të “Për’puthen”, Atdhe Xheravina shpeshherë është përfolur në media për një lidhje të mundshme me moderatoren e këtij emisioni, Bora Zemanin. Por, që tani dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin as në rrjete sociale.
Në shtëpinë e “Big Brother VIP” është ish i dashuri i Borës, Donald Veshaj, me të cilin moderatorja zhvilloi një takim brenda shtëpisë, ku shfaqen ndjenjat për njëri-tjetrin. Ata i dhanë një mundësi njëri-tjetrit për t’u sqaruar pas përfundimit të këtij reality-show, por siç duket gjërat kanë marr drejtim tjetër.
Por, ditëve të fundit, Donaldi ka nisur flirtimet me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, e që kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Borës, duke publikuar një fotografi pa varëse.
Ndërsa, nuk ka vonuar reagimi i Atdhe Xheravinës, i cili publikoi një fotografi me varëse, teksa ka shkruar: “Ta heq varësen apo ta mbaj”.
Kujtojmë, që Donaldi ka reaguar i revoltuar para disa ditësh duke thënë se është lodhur me etiketimet brenda shtëpisë si partneri i Borës dhe u shpreh se është beqar.
/Priza.al/