Kalciumi dhe mangezi janë dy minerale që ndërthuren së bashku në nivel qelizor. Bashkëpunimi i tyre përmirëson metabolizmin dhe shëndetin në përgjithësi. Trupi i njeriut ka nevojë për më shumë se 100 mg nga këto minerale. Si kalçiumi ashtu edhe magnezi mund të merren nëpërmjet ushqimit por edhe suplementëve. Kalçiumi është i domosdoshëm për kockat por përmirëson komunikimin ndërqelizor, indet e muskujve dhe sekretimin e hormoneve.
Ushqimet e Pasura me Magnez
Tërshëra
Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.
Spinaqi
Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar. Sipas të dhënave një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Farat e Kungullit
Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.
Farat e Linit
Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre. Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit. Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.
Çokollata E Zezë
Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Avokado
Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët. Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit. Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.
Cili Është Kombinimi I Duhur I Magnezit Dhe Kalçiumit
Doza e rekomanduar ditore e kalçiumit është 1,000 mg. Nëse njeriu merr këtë sasi çdo ditë, atëherë duhet ta shoqërojë atë me 500 mg magnez në ditë. Ekspertët thonë se doza prej 1,000 mg e kalçiumit duhet ndarë në dysh ose në minidoza për konsum gjatë ditës. Ndonëse ju mund të jeni në gjendje të merrni sasi të mjaftueshme të kalçiumit nëpërmjet ushqimeve, nëse magnezi mungon, atëherë kalçiumi nuk do të përthithet mirë nga trupi.
/Burimi: AgroWeb.org/