Pista e hetimit/ Vranë të riun gjerman, shqiptarët kapen pas 2 vitesh në Spanjë

Dy shqiptarë ka rënë në pranga e policisë për një vrasje që tronditi qytetin e Volfsburgut në Gjermani. Orgest Kurtishi dhe Eglis Veraj pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë.

Kurteshi, 33 vjeç dhe Eglis Veraj, 27 vjeç, akuzohen për një vrasje të ndodhur në gusht të vitit 2019.

Më 13 gusht të vitit 2019, në Vorsfelde të Volfsburgut, një 20-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në rrugë. Ai humbi jetën më pas në spital. Një tjetër 31-vjeçar i plagosur arriti që të mbijetonte. Të dy burrat ishin të mbuluar në gjak dhe kishin marrë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Për të bërë të mundur kapjen e autorëve nisi operacioni “Tattoo”, ku u angazhua një skuadër prej 25 anëtarësh.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja që ka shkaktuar atentatin ndaj të rinjve, por nuk përjashtohet pista e prishjes së pazareve të drogës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *