“Rajoni i detyrohet shumë ndërhyrjes së NATO. Por sot ka ardhur koha që të shkohet një hap më përpara duke e përfshirë Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik 2022, duke çuar njëkohësisht një sinjal të fortë kundër të gjithë atyre fuqive që po përpiqen të sabotojnë integrimin euroatlantik, duke nxitur dasi e destabilitet përmes taktikave hibride”, tha mes të tjerash Ministrja Olta Xhaçka.

foto galeri foto galeri

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate trajtuan çështje me rëndësi për sigurinë euroatlantike duke bërë një vlerësim të mjedisit të sigurisë, përfshirë situatën në kufijtë e Polonisë, Lituanisë, Letonisë me Bjellorusinë. Ministrat aleate trajtuan gjithashtu dhe përforcimet ushtarake Rusisë në dhe përreth Ukrainës.

Vizita e Ministres Xhaçka në Letoni, vjen pas Forumit të Gjashtë të Unionit të Mesdheut që u mbajt në Barcelonë, në fillim të kësaj jave.

Sot pasdite, kryediplomatja shqiptare do të udhëtojë drejt Suedisë, ku do të mbahet Ministeriali i 28-të i Këshillit të OSBE-së.

/Priza.al/