Dita Botërore kundër HIV/AIDS, Meta mesazh të fortë të rinjve: Reflektoni dhe kujdesuni për shëndetin!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit ka bërë thirrje që të gjithë duhet të reflektojnë mbi nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor. Ndër të tjera, Meta ka kujtuar edhe jetët e e humbura nga kjo sëmundje në vendin tonë.

Postimi i plotë

Në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS kujtojmë jetët e humbura prej saj në vendin tonë, për të reflektuar mbi nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor.
Me rëndësi mbetet edukimi cilësor dhe ndërgjegjësimi, sidomos i të rinjve, për të minimizuar jo vetëm përhapjen, por edhe luftuar paragjykimet dhe diskriminimin, që bëhen pengesë për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit. #WorldAIDSDay

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *