Urimi i Çelës për festat e nëntorit/ Deputeti Boçi: Fabul që ka humbur telefonin, nuk është rastësi

Komisioni për Sigurinë, po zhvillon ditwn e sotme njw seancë dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanon, lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend dhe masat e marra për parandalimin e tij.

Gjatë seancës dëgjimore ka folur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili mendon se nuk është e vërtetë që deputetit socialist, Bujar Çelës i kanë marrë telefonin dhe kanë bërë urimin për festat e nëntorit me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Boçi tha gjatë Komisionit të Edukimit se mesazhi i publikuar në ‘Whatsapp’ nuk ishte një rastësi.

Nuk është rastësi që nxori Bujari atë, do themi Bujari burrë i mirë, e mbyllim ne nuk është burrë i mirë i shkau dora. Ajo fabula ka humbur telefonin, ose e ka humbur ose ju dhe të tjerët jeni distancuar. Na çuditën, ka 3 ditë që bëhen deklarata. Nuk ka mjeshtëri këtu, kjo është e parapërgatitur, ka ndodhur dhe më parë. Nuk jemi komision çensure.‘- u shpreh Boçi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *