Ministrja Manastirliu publikon videon me rrëfimet e të infektuarve: Të gjithë duhet të vaksinohen!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook iu ka bërë sërish apel qytetarëve që duhet të vaksinohen. Ajo ka publikuar një video me disa nga rrëfimet e pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv.

Njëri prej të infektuarve është shprehur se të rinjtë duhet të vaksinohen sa më parë pasi lufta me këtë sëmundje është vërtet e vështirë. Ndër të tjera ai thotë se nëse do të kishte qenë i vaksinuar, do të ishte në shtëpi me fëmijët dhe jo në një shtrat spitali.

Apeli i qytetarëve të shtruar në spitalin Infektiv:

“Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar, përveç meje sepse ajo ishte zgjedhja ime. Dhe kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku jam. Dua të them që të gjithë të rinjtë pa përjashtim duhet të vaksinohen”

“Po ju them të gjithëve të vaksinohen se do të përfundoni si puna ime këtu”

“U bëj thirrje të gjithëve mos ta marrin për shaka”

“I bëj thirrje të gjithë moshës të rinjve, se 45 vjeç jam edhe më të vegjël, të vaksinohen një orë e më parë. Po të ishim vaksinuar do të ishim në shtëpi me kalamanjtë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *