Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë seancës së sotme dëgjimorë në Komisionin e Sigurisë ka raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit në vend si dhe masat për parandalimin e tij.
Nano foli edhe për rastin e vrasjes makabre në një fshat të Fierit, me autor të dyshuar Klodian Çalamanin. Sipas drejtorit të Policisë, edhe gjatë këtij viti, “vijon të mbetet shqetësuese dhuna në familje, me 1337 vepra penale në krahasim me vitin e kaluar 3.7 % vepra penale më shumë. Nga vrasjet e ndodhura, 16 prej tyre kanë ndodhur për shkak të dhunës në familje”.
Fjala e Nanos:
“Janë 893 të mitur të dëmtuar nga vepra të ndryshme penale, pjesa më e madhe e tyre nga siguria rrugore, 331 të mitur. Nga dhuna në familje 175 të mitur ose 19.5 e të miturve, nga krimet seksuale 67 të mitur duke shënuar një rënie nga viti i kaluar.
Nga këto ngjarje vecojme ngjarjen datës 16 në fshatin Grecalli të bashkisë Fier ku u arrestua Klodian Çalamani se ka vrarë me sende të forta M.V që e kishte groposur në oborrin e banesës.
Autori rezulton perosn i evidentur nga policia e shtetit me precedent se gjykata e kishte denuar me 4 vit burg e është liruar nga burgu Rrogozhine për plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit.
Për këtë shtetas ka pasur të dhëna se ka aktivitet kriminal në fushën e vjedhjes së banesave, bagëtive në fshat, që kanë qene pas verifikimeve
Për autorin pas përfundimit të dënimit s’ka pas informacion si i dyshuar për vepra penale në abuzim seksual apo dhunë në familje”, tha Nano.
/Priza.al/