Aksidentoi të moshuarin dhe e la në ‘mëshirë’ të fatit, prangoset 39-vjeçari në Gjirokastër

Një 39-vjeçar ka aksidentuar me makinë një të moshuar në Gjirokastër. Pasi e plagosi, ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Por arratia e tij nuk zgjati shumë pasi policia arriti të prangosë.

Bëjmë me dije se pas plagëve të marra, 79-vjeçari është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip furgon, ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin P. P., 79 vjeç, banues në Dropull Gjirokastër, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. D. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *