Trafik droge dhe pastrim parash gruaja e ‘mbretit El Chapo’ dënohet me burg!

Gruaja e bosit famëkeq meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzmán është dënuar me tre vjet burg për shkak të rolit të saj në ndihmën e kartelit të tij Sinaloa.

Emma Coronel Aispuro, 32 vjeç, u deklarua fajtor në qershor për akuza që varionin nga konspiracioni deri te shpërndarja e paligjshme e drogës.

Ajo gjithashtu pranoi se ndihmoi Guzman të arratisej nga një burg meksikan.  Ajo mund të përballej me burgim të përjetshëm, por prokurorët amerikanë kërkuan një dënim më të shkurtër pasi ajo shprehu pendimin.

Bashkëshorti i saj, 64 vjeç, aktualisht po vuan dënimin e përjetshëm në Kolorado.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Coronel Aispuro, një ish mbretëreshë bukurie, komplotoi me Guzman dhe anëtarë të tjerë të kartelit Sinaloa për të trafikuar kokainë, heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë në SHBA dhe për të pastruar të ardhurat.

Si pjesë e marrëveshjes me prokurorët, Coronel Aispuro pranoi gjithashtu se vepronte si korriere midis Guzman dhe anëtarëve të tjerë të kartelit Sinaloa, ndërsa ai mbahej në burgun Altiplano të Meksikës pas një arrestimi në vitin 2014.

31-vjeçarja u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles” në Virxhinia dhe u akuzua se ka ndihmuar bashkëshortin e saj për të drejtuar kartelin famëkeq të Sinaloas. Zyrtarët e FBI-së thanë se Coronel ndihmoi për të shpërndarë kokainë dhe në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015.

Guzmán ishte në gjendje të arratisej përmes tuneleve të gërmuara poshtë – të kompletuara me kanale ajri, drita dhe një motoçikletë – që erdhën në pronën e kartelit. Ajo gjithashtu i dha atij një orë me GPS dhe u transmetoi mesazhe operativëve ndërsa ai ishte brenda.

Vendndodhja e tij pas arratisjes ishte e panjohur për muaj të tërë derisa ai u shfaq për një intervistë me aktorin Sean Penn.

Duke folur në spanjisht përmes një përkthyesi, Coronel Aispuro tha se ajo kishte “pendim të vërtetë për çdo dëm që mund të kisha bërë”.

Prokurori federal Anthony Nardozzi kishte kërkuar një dënim me katër vjet burgim në fillim të këtij muaji, duke thënë se ndërsa sjellja e saj “ishte domethënëse”, roli i saj ishte minimal dhe ajo “pranoi shpejt përgjegjësinë për sjelljen e saj kriminale”.

I lindur në SHBA nga Inés Coronel Barreras, një anëtare e kartelit Sinaloa, Coronel Aispuro u takua me Guzman kur ajo ishte 17 vjeç dhe u martua me të vitin e ardhshëm.

Babai i saj u dënua me burg në Meksikë për akuzat e armëve në vitin 2017. Një xhaxha, Ignacio Coronel Villarreal, konsiderohej një nga njerëzit më të kërkuar të Meksikës derisa u vra në një betejë me armë me ushtrinë meksikane në vitin 2010.

Avokati i saj, Jeffrey Lichtman, tha se Coronel Aispuro mund të jetë në rrezik nëse do të kthehej ndonjëherë në Meksikë, pas raportimeve të mediave se ajo bashkëpunoi me autoritetet amerikane.

“Unë nuk jam i sigurt se ajo mund të kthehet ndonjëherë në shtëpi,” tha ai.

Në dënimin e tij, gjykatësi Contreras i uroi asaj fat për të ardhmen, duke shtuar se shpreson që ajo t’i rrisë dy vajzat e saj “në një mjedis të ndryshëm nga ai që keni përjetuar sot”.

/Burimi: BBC/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *