A jemi afër zbardhjes së vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi dhe ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi? Ja përgjigja e kreut të Policisë së Shtetit

Kryepolici Gledis Nano gjatë Komisionit të Sigurisë ditën e sotme, ka bërë me dije se duhet të ketë një ristrukturim të strukturave të policisë, në mënyrë që dhe ngjarjet kriminale të zbulohen në kohë.

Nano u pyet nga deputeti Xhemal Qefalia mbi dy vrasjet e bujshme, atë të Gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe deputetit Fatmir Xhindi, por nuk preferoi të jepte detaje dhe shtoi se çështjet janë ende nën hetim.

“Në vijim të kësaj pyetje, që prej afro 1 muaji është iniciuar edhe ngritja e grupit të punës lidhur me ristrukturimin e Policisë së Shtetit. Kjo ka të bëjë me analizë, për përmirësim të strukturës organike dhe për të rritur numrin e punonjësve të policisë aty ku ka më shumë nevojë. Një pyetje tjetër është që në ngjarje mungon prezenca e prokurorit. Detyrimi i policisë së shtetit, është të njoftojë prokurorin. Në asnjë rast s’kemi vënë re mungesën e prokurorit. Sa i përket ekspertit i cili është i organizuar në drejtoritë vendore, është e vërtetë që sektorët janë të vendosura në drejtoritë vendore. Në komisariatet janë ndihmës ekspertë. Në këtë pikë dua t’ju ritheksoj ristrukturimin e Policisë së Shtetit për të qenë sa më efikase. Do e shohim edhe këtë pikë në rishikimin e strukturimit të policisë. Ka edhe struktura të tjera në nivel qendror që bëjnë koordinimin dhe ndarjen e informacionit nëpërmjet shërbimeve të policisë në terren”, tha Nano.

“Nuk jap detaje për ato krime, janë çështje ende në hetim. Dua t’ju sqaroj se për numër popullsie në vendin tonë jemi në nivele të përafërta me numrin e vrasjeve të ndodhura në BE dhe dua t’ju sqaroj se numri i vrasjeve në Shqipëri është më i vogël se Bullgaria dhe Rumania. Numri i vrasjeve në vendin tonë është në trend ulës”, tha Nano.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *