Tre persona pësuan lëndime si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi pranë një stacioni treni në qytetin Mynih të Gjermanisë.
Sipas mediave gjermane, supozohet se bëhet fjalë për një bombë ajrore nga Lufta e Dytë Botërore. Siç thuhet më tej, gjatë shpimit, punëtorët e ndërtimit hasën në një mjet shpërthyes 250 kilogramësh të fshehur në tokë.
Sipas njoftimit nga policia thuhet se shpërthimi pasoi një zhurmë të fort pranë Donnersbergerbrucke, më pas është formuar një kolonë tymi.
Auf der Baustelle der Deutschen Bahn in München kam es zu einer Explosion. Nach vorläufigen Angaben explodierte im Zweiten Weltkrieg eine Fliegerbombe. Laut Medienberichten wurden drei Menschen verletzt pic.twitter.com/rqHhXGzNbv
— Щучинский вестник (@incoming_by) December 1, 2021
Shpërthimi ndodhi në një kantier ndërtimi pranë stacionit të trenit kur punëtorët po kryenin punimet e shpimit, tha departamenti i zjarrfikësve të qytetit.
Tre personat që u plagosën po punonin në vendngjarje, njëri prej të cilëve pësoi lëndime të rënda, raportoi agjencia e lajmeve AFP.
Shërbimi hekurudhor i Gjermanisë Deutsche Bahn tha se ka pezulluar shërbimin hekurudhor si masë paraprake pasi shpërthimi ndodhi pranë një ure ku duhet të kalojnë të gjithë trenat brenda dhe jashtë stacionit.
Në një deklaratë të postuar në Twitter, Deutsche Bahn tha se shpërthimi aksidental i një “bombë ajrore” të kohës së Luftës së Dytë Botërore ishte shkaku i shpërthimit.
/Burimi: CNN/ Përshtati: Priza.al/