Familjes Gucci nuk i pëlqeu House Of Gucci, filmi i drejtuar nga Ridley Scott që tregon vrasjen e Maurizio Gucci (luajtur nga Adam Driver), i kërkuar nga gruaja e tij Patrizia Reggiani (me fytyrën e Lady Gaga), e dënuar si nxitëse e krimit. Trashëgimtarët e Aldo Gucci (luajtur nga Al Pacino), djali i themeluesit të markës historike, kanë paralajmëruar veprime të mundshme ligjore kundër produksionit, duke u ankuar për një paraqitje paradoksale dhe të pasaktë të historisë, veçanërisht në pjesën në të cilën filmi “arrin të sugjeroi tone të këndshme ndaj një gruaje, e cila, është dënuar përfundimisht se ka qenë dërguesja e vrasjes së Maurizio Gucci-t, portretizohet si një viktimë që përpiqet të mbijetojë në një kulturë korporative shoviniste dhe mashkullore”.
Sipas pasardhësve të Aldo Gucci-t, prodhimi i filmit “nuk u mundua të konsultohej me trashëgimtarët përpara se të përshkruante Aldo Gucci, president i kompanisë për tridhjetë vjet, dhe anëtarët e familjes Gucci si huliganë, injorantë të pandjeshëm ndaj botës përreth duke iu atribuar protagonistëve të ngjarjeve të njohura tone dhe qëndrime që nuk u përkisnin kurrë. Kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme nga pikëpamja njerëzore dhe një fyerje për trashëgiminë mbi të cilën është ndërtuar marka sot”.
Në film luan Lady Gaga në rolin e Patrizia Reggiani, e cila u dënua për vrasjen e ish-bashkëshortit të saj, trashëgimtarit të modës Maurizio Gucci, në vitin 1995.
Në deklaratën e tyre e shpërndarë për mediat, familja tha se ata u portretizuan si “injorantë” në filmin ku Maurizio Gucci interpretohet nga aktori Adam Driver së bashku me Jared Leto dhe Al Pacino si anëtarë të tjerë të familjes.
“Familja Gucci rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo iniciativë për të mbrojtur emrin dhe imazhin e tyre dhe të njerëzve të tyre të dashur”, thuhej në deklaratë.
Ata shtuan se Aldo Gucci (i luajtur nga Al Pacino), i cili ishte kryetar i kompanisë nga 1953 deri në 1986, dhe të afërm të tjerë u portretizuan “si banditë, injorantë dhe të pandjeshëm ndaj botës përreth tyre”, duke u atribuuar protagonistëve dhe ngjarjeve një qëndrim që nuk i përkiste kurrë.
Familja deklaroi se ata ishin veçanërisht të ofenduar nga përshkrimi i Reggianit, i cili “është portretizuar jo vetëm në film, por edhe në deklaratat e anëtarëve të kastit, si një viktimë që përpiqet të mbijetojë në një kulturë shoviniste mashkullore”.
Vetë familja Gucci nuk ka qenë e lidhur me shtëpinë e modës që nga vitet 1990. Marka luksoze aktualisht është në pronësi të grupit francez ‘Kering’. Aktualisht nuk po ndërmerret asnjë masë ligjore nga familja kundër filmit dhe producentëve të tij.
/Burimi: tg24.sky/ Përshtati: Priza.al/