‘Forbes’ mahnit lexuesit me bukuritë e Valbonës, revista amerikane e rendit këtë vend si një prej 5 më të rrallëve të Ballkanit  

Shqipëria është një vend vërtet i bukur dhe shumë zona të sajat konsiderohen si perla të natyrës së Ballkanit.

Por sot revista amerikane “Forbes” ka bërë një listë me 5 vendet natyrore më të bukura në Ballkan, ku nuk ka lënë jashtë kësaj liste as vendin tonë.

“Forbes” ka renditur në listën e ngushtë edhe luginën e Valbonës, si një prej bukurive natyrore më të rralla të Ballkanit. Në artikull, Valbona krahasohet me Zvicrën dhe Austrinë.

Revista amerikane “Forbes” rendit Valbonën në 5 bukuritë natyrore të Ballkanit

“Majat e larta do t’iu sjellin ndërmend vargmalet e Zvicrës apo Austrisë, por në realitet gjenden në veriun e Shqipërisë”,- kështu e fillon shkrimin “Forbes”.

Më tej, Valbona vlerësohet jo vetëm për ekosistemin e mjedisit panoramik nga Dragobia në Valbonë, por parku është edhe shtëpia e shumë kafshëve të egra dhe bimëve endemike.

Revista amerikane “Forbes” rendit Valbonën në 5 bukuritë natyrore të Ballkanit

Shkrimi i plotë:

Majat e larta do t’iu sjellin ndërmend vargmalet e Zvicrës apo Austrisë, por në realitet gjenden në veriun e Shqipërisë. Nuk mungojnë fshatrat panoramikë për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia në Valbonë, por ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve.

Revista amerikane “Forbes” rendit Valbonën në 5 bukuritë natyrore të Ballkanit

Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe të gjithë e quajnë parkun shtëpi.

Në listën me bukuritë natyrore të Ballkani bënin pjesë, Liqeni Kerkini në Greqi, Parku kombëtar i Pirin në Bullgari, Parku Kombëtar i Tara-s, Lugina e Valbonës në Shqipëri dhe Parku Kombëtar i Una-s në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Revista amerikane “Forbes” rendit Valbonën në 5 bukuritë natyrore të Ballkanit

Revista amerikane “Forbes” rendit Valbonën në 5 bukuritë natyrore të Ballkanit

Revista amerikane “Forbes” rendit Valbonën në 5 bukuritë natyrore të Ballkanit

Revista amerikane “Forbes” rendit Valbonën në 5 bukuritë natyrore të Ballkanit

Revista amerikane “Forbes” rendit Valbonën në 5 bukuritë natyrore të Ballkanit

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *