‘STOP-i’ zbulon skandalin e radhës në Dimal/ Banori me skizofreni kërcënon fëmijët: Do të të vras, mbys fare…  

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre një burrë 54-vjeçar po i shqetësonte dhe po kërcënonte fëmijët se do t’i vriste, ose do t’i mbyste.

Rasti i 8-vjeçarit në Fier, i cili u masakrua prej fqinjit ka bërë që qytetarët të sensibilizohen për këtë rrezik.

54-vjeçari, i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, jeton vetëm me të ëmën pasi familja e braktisi për shkak të dhunës. Prej së paku 10 vitesh ai ka shfaqur shenja të çrregullimeve të shëndetit mendor.

Gazetari: Fëmijët nuk luajnë fare këtu?

Banorja: Po kemi frikë se çfarë do të ndodhë, mos dil përjashta i them unë fëmijës se kam frikë se të del e të vret.

Fëmija: Ne kur dalim aty na bërtet, thotë fjalë të pista e na shan. Na kërcënon duke thënë se do të të vras. Ndihem i frikësuar.

Banori: Nuk dimë se çfarë do të bëhet nesër, ai ka nevojë për ndihmë.

Fëmijët: Mua më thotë mos luaj aty, na çmend, vetëm kur luaj aty me top më ngacmon. Më bërtet. Kur ai na bërtet, largohemi.

Gjatë emisionit u publikua videoja kur 54-vjeçari është regjistruar në një bisedë e sipër teksa shan dhe kërcënon ku dyshohet se iu drejtohet fëmijëve të kësaj lagjeje.

54-vjeçari: Mos e shqep më gojën. More vesh? Do të të vij në 2 të natës te shtëpia me dhunë dhe do të çoj mu në lumë. Do të të mbys, do të të marr zvarrë. Mos e zgjat fare. Do të hap atë rënën do të të fus brenda, komplet siç je

Emisioni “Stop” e referoi këtë rast në Komisariatin e Policisë Dimal, duke bërë një kallëzim.

Në polici thanë se, ishin në dijeni të këtij rasti, por nuk kishin denoncim zyrtar. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, u mor prej mjekut të lagjes rekomandimi, për ta dërguar 54-vjeçarin pranë mjekut psikiatër në Spitalin e Beratit ku konkluduan se ai vuan nga skizofrenia. Më pas, personi në fjalë u transferua për mjekim në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.

Gazetari: Ju kanë marrë ndonjëherë në telefon, që ky person…?

Polici: Për fëmijë, jo. Për shqetësim në lagje, po. Ka vajtur policia, e ka qetësuar.

Gazetari: E zëmë sikur po e sjell unë për herë të parë si gazetar, si do të veproni ju tani dhe në vazhdim, për ta trajtuar si problem?

Polici: Në momentin, që vjen dikush, që të paraqesë një shqetësim, deklarimi merret me shkrim, sepse nuk mund ta marr unë dot në ajër.

Gazetari: E bëj unë me firmë denoncimin, unë si gazetar, meqenëse ndoshta, banorët nuk e kanë guximin.

/Burimi: tvklan.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *