Të dhënat/Mbi 360 metra katror pronë publike është dhënë për tu hapur një vend pune

Sipas të dhënave zyrtare që prej vitit 2014 kur kjo nismë u rijetësua nga qeveria e re socialiste dhe deri në fund të vitit 2019 është dhënë me qira me tarifë simbolike prej një euro një sipërfaqe totale prej 975.050 m2, nga të cilat 87000 m2 janë objekt dhe pjesa tjetër është truall.

Kompanitë që kanë përfituar kanë marrë angazhimin për të krijuar 2698 vende të reja pune. Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë është dhënë mësatarisht 361.4 m2 pronë publikë për të krijuar një vend të ri pune. “Janë 31 subjekte që janë aktualishtë përfituese të nismës shqipëria një euro. Vihet re që ka biznese të cilat kanë përfitur më shumë se një herë. Vihen re biznese që zotohen të krijojnë vende të reja pune dhe kjo ëstë arsyeja pse e përfitojnë atë pronë. Ka probleme sa i përket edhe nivelit të investimeve që sa kanë marë përsipër që të investojnë dhe se sa ëshët investuar realishtë” u shpreh Anila Sailianji, Qëndresa Qytetare.

Top Story ka bërë një vëzhgim në disa prej pasurive publike të dhënë me kontratën 1 euro. Fillimisht kemi udhëtuar drej qytetit të Durrësit. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se në Porto Romano është dhënë një kontratë e tillë për kompaninë “Alba Cosmetic 2014”, në nëntor të vitit 2017.

Me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 665, më 15 nëntor 2017, u mirtaua lidhja e kontratës 1 euro për këtë kompani. Alba Cosmetic 2014 do të merrte me qira një ndërtesë dy kate me sipërfaqe ndërtimore 600 metra katrorë, njësi e ish ndërrmarrjes kimike në Durrës. Afati I kontratës është për 20 vjet. Pamjet qe jeni duke parë I përkasin zonës së Porto Romanos. Këto janë pjesë të objketit që kanë ngelur nga ish ndërrmarja kimie. Disa janë të pa shfryrëzuaar e disa të tjera janë shfrytëzuar nga kompani private.

Nëse shohim objketin e veprimtarisë së kësaj kompani është nga prodhimet kozmetike, te prodhimi I amabalzheve. Ndërkohë që në 2016 një vit para se të përfitonte kontratën një euro ka shtuar edhe prodhimin dhe ambalazhimin e bombolave të gazit. Duke hulumtuar historikun e kësaj kompanie zbuluam që i është vënë dy herë sekuestro konservative. Një herë 6 muaj para se të përfitonte nga kontrata 1 euro dhe herën tjetër një muaj pasi fitoi këtë kontratë.

Qëllimi i kësaj kontrate ushtrimi i aktivitetit prodhues të bombolave të aerosolit dhe mbushjen e tyre me produkte, si: dezinfektues, artikuj të kozmetikës personale, artikuj pastrimi etj. Kjo kontratë është e vlefshme për një periudhe 20 vjet. Shoqëria ka parashikuar të investojë në objekt rreth 53 milionë lekë. Ndërkohë që shoqëria “Alba Cosmetic 2014” sh.p.k., Durrës, ka marr përsipër që në vitin 2019, të ketë të punësuar 50 persona dhe në fund të vitit 2020 numri i të punësuarve në objekt do të shkonte në 70 persona.

Kjo kompani ka përfituat nga qiraja simbolike duke premtuar se do të hapë 70 vende pune. I bie që për çdo 23.5 metra katrorë të marrë kjo kompani të punësoj një person. Si dhe në fund ka të drejtën që të privatizojë të gjithë ambientin.


/Burimi: TOP CHANNEL/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *