I komentoi në foto dhe ishte fanse e takimit të saj me Donaldin, Bora ‘hakmerret’ me Beatrixin

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj pranuan publikisht se kishin pëlqim ndaj njëri-tjetrit. Si duket aktori i humorit ka hequr dorë nga ish partnerja, Bora Zemani, e cila është prekur shumë nga veprimet e tij. Ajo ka fshirë një koment që Beatrix kishte shkruar në një foto të saj para se të hynte në Big Brother, ku Beatrix fliste me entuziazëm për puthjen mes Donaldit dhe Borës.

‘Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit love you zemër!!!’, shkroi Beatrix por ky koment nuk gjendet më.

Komenti i Beatrix në instagramin e Bora Zemanit

Aktori i humorit është “kryqëzuar” në rrjet për faktin se pak javë e parë e puthi Borën, e cila hyri brenda shtëpisë së famshme për të takuar miken e saj, Semi Jaupaj. Për më tepër, Donaldi i dhuroi asaj për përvjetorin e lidhjes së tyre dhe varësen e tij.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *