Kuvendi/ Tritan Shehu interpelancë me kryeministrin Rama, ja tema e diskutimit

Ditën e sotme në orën 10:00 mblidhet Kuvendi ku një ndër pikat e rendit të ditës do të jetë interpelanca e thirrur nga deputeti i PD-së Tritan Shehu me kryeministrin Edi Rama. Shehu ka thërritur në interpelancë, kryeministrin në lidhje me platformën e tij politike dhe hapat e ndërmarrë për ‘Open Balkan’.

Në kërkesën e depozituar më 19 tetor në Kuvend, deputeti demokrat rendit 14 pika në lidhje me këtë temë, ku kërkon të dijë avantazhet dhe dobitë në procesin e bashkëpunimit rajonal, teksa e cilëson si një nisme të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 25.11.2021

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu. (Neni 80 i

Kushtetutës dhe neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Akt normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen

për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së  shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit  të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.

(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash  për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e

Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

5. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin  e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet  55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

2

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e

Njeriut

Dhënie mendimin komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian

Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

6. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e  Rregullores së Kuvendit”. (Nenet 55 dhe 117 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *