Dy të mitur dëshmitarë në atentatin ndaj prokurorit Ndoj, çfarë panë ata ditën e krimit

Në Gjykatën e Posaçme u paraqiten dy të mitur për të dëshmuar në procesin ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilaj, në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Dy vëllezërit e mitur shoqëroheshin nga babai i tyre dhe një psikolog. Ata kanë parë autorët e dyshuar të atentatit, gjatë momentit kur kanë braktisur makinën në Shkafanë.

Të miturit nuk dëshmuan pasi seanca u shty për shkak se munguan avokatët e Redjan Rrajës. Ky i fundit ndërkohë konfirmonte nga regjimi 41 biss se nuk mund të merrte pjesë në seancë për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj mikut të tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, të cilët mbetën të plagosur, viktimë mbeti Andi Maloku shoferi i automjetit mbi të cilin u qëllua.

/Burimi: BW/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *