Një i moshuar është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:00 në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.16. Mjeti me drejtues shtetasin I. L., 45 vjeç, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 78 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen nr.16, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin I. L., 45 vjeç, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 78 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/