Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i motit ka sjellë reshje shiu dhe bore në zona të ndryshme të vendit. Në disa zona të thella malore ka rënë dëborë duke shkaktua probleme në disa akse.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një raportim të detajuar të zonave ku ka pasur problematika.
Reshje bore në Rajonin Verior
Në rrethin e Tropojës, në rrethin e Dibrës, në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme kanë filluar reshjet e borës pa shkaktuar probleme me qarkullimin.
Në Rajonin Qendror dhe Jugor ka pasur reshje shiu, me intensitet mesatar.
Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve.
Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare.