Mungesa e ujit të pijshëm prej kohësh po kthehet problem në disa zona të Lezhës.
Një situatë e tillë e shoqëron prej vitesh këtë zonë. Banorët çdo ditë enden burimeve për të mbushur ujë për përdorim vetjak.
Ata thonë se ujësjellësi ka ardhur deri në gjysmë të zonës e ndërsa zona tjetër vijon të mbetet pa ujë, edhe pse shpesh herë janë ankuar pranë ujësjellësit në Lezhë.
Depozitat e ujit apo dhe vetë puset që banoret kanë bërë në shtëpitë e tyre mbetet e vetmja zgjidhje për ta, deri në momentin që ujësjellësi të furnizojë të gjithë zonën.
/Priza.al/