Burgim përjetë! SPAK merr vendimin për dënimin e autorëve të vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar burg përjetë për autorët e vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës më 11 tetor të 2016 në Lushnjë.

SPAK doli në përfundimin se Anterio Kaloshin dhe Orges Bilbilin kishin kryer krime për hakmarrje, në kuadër të grupit të struktura kriminal dhe për këtë arsye vendosi t’iu komunikojë akuzat. Ndërkohë, Leart Haxhiu akuzohet për të njëjtën çështje, ndërsa ndodhet në kërkim. Procesi gjyqësor ndaj tij është prej një viti i pezulluar.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes.

Laert Haxhiu, 28 vjeç, Orgest Bilbili, 30 vjeç dhe Anterio Kaloshi, 29 vjeç akuzohen si autorë të vrasjes. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe u është caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *