Papa Francesku ka dhënë një mesazh për ringjalljen e Krishtit dhe i’u ka bërë thirrje njerëzve që të mos e humbin shpresën gjatë këtyre muajve të errët të pandemisë. Gjatë meshës së mbajtur në Basilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa nxiti njerëzit që të nisin gjithcka nga fillimi.
“Eshtë gjithmonë e mundur të fillohet nga e para, sepse ekziston një jetë e re që Zoti mund të zgjojë brenda nesh, pavarësisht nga të gjitha dështimet tona. Ne keto muaj te erreta te pandemise, le te degjojme Krishtin e ringjallur teksa na fton per te mos e humbur kurre shpresen. Jezusi u solli mesazhin e tij atyre që përpiqen të jetojnë nga dita në ditë, njerëzit sot duhet të kujdesen për ata që kanë më shumë nevojë”, tha Papa.
Për shkak të distancës sociale, vetëm rreth 200 njerëz me masme u lejuan të merrnin pjesë në meshen, qe shënon periudhën midis kryqëzimit të Krishtit dhe ringjalljes së tij të Dielën e Pashkëve. Shërbesa filloi dy orë më herët se zakonisht në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të ktheheshin në shtëpi para orës 10:00, kur nisnin masat e izolimit në Romë.