Gjykata e Posaçme rrëzon sërish kërkesën e mjekut Edvin Prifti

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti për heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij. Mjeku prej afro një viti vijon procesin gjyqësor për pafajësinë e tij, pasi ra fillimisht në përgjimet e dosjes që coi në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.

Njoftimi:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 02.12.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shqyrtua çështja me nr. 262 akti, datë 22.11.2021 regjistrimi, mbi ankimin e të hetuarit E.P., lidhur me “Heqjen e menjëhershme të sekuestros preventive, të vendosur me vendimin nr. 150, datë 11.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi kanë rënë kushtet e zbatimit të saj”, ku trupi gjykues monokratik i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi, mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 406, datë 08.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Hetimet për mjekun Prifti:

Kardiokirurgu Edvin Prifti është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, operacion gjatë të cilit u vu në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës së saj dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga. Gjetja e më shumë se gjysmë milioni euro në shtëpi e zyrë, kqyrja e telefonit dhe e laptopit i bëri prokurorët e SPAK që të zgjeronin hetimet dhe të ngrinin dyshimet për përfshirjen e mjekut në të tjera veprimtari të dyshimta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *