Dëgjojnë për herë të parë këngën e Fifit, rrëqethen banorët e BBV! Arjola me lot në sy

“Diell” mban titullin kënga e re e Fifit, të cilën e realizoi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, që tashmë ndodhet si ‘demo’ edhe në platformën YouTube.

Ky projekt mbrëmë u lëshua për herë të parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa ka emocionuar të gjithë banorët. Disa prej tyre u ngritën menjëherë në këmbë, e kishte prej tyre që e shijuan ulur pranë njëri-tjetrit.

Kënga e re e Fifit emocionon banorët

Kënga duket ta ketë ngazëllyer më shumë aktoren Arjola Demiri, e cila në një moment u shfaq duke qarë. “Diell” doli në YouTube më 27 nëntor, ndërkohë që vetëm për disa ditë mblodhi mbi 2.5 milionë klikime.

Projekti momentalisht është ndër më të pëlqyerit dhe po dëgjohet ane mbanë trojeve shqiptare. Fifi u largua nga BBV javë më parë për shkak se i duhej të kujdeset më shumë për veten.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *