Liroi nga burgu kriminelët, SPAK kërkon dënim me burg për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ka kërkuar 3.6 vite burg për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Ish-gjyqtarja e Krujës akuzohet se së bashku me grupin që vepronte nxirrte të dënuar nga burgu me raporte false.

Arrestimi

Sipas SPAK, Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë të implikuar ne dosje, janë përfshirë në nje skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës. Vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit dhe nga hetimet, SPAK ka provuar dy raste të tilla.

Ajo u arrestua nga SPAKpas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.

Ndërkaq, mjeku Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

BËMAT E GJYQTARES

Enkelejda Hoxha është gjyqtarja, e cila ka marrë vendimet edhe për lirimin nga burgu të Pajës dhe Genc Tafilit. Gjithashtu ajo ka liruar nga burgu edhe djalin e deputetit socialist Rrahman Rrajën, Rexhepin. Ndër bëmat e saj, Hoxha numëron edhe “punësimin” që 5-vjeç të një të pandehure.

GENC TAFILI

Genci Tafili ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Shkodrës. Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000. Tafili është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar për vrasje.  Prokuroria e cilësoi vendimin në kundërshtim të hapur me ligjin. Sipas organit të akuzës, ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili.

Por gjyqtarja e Krujës nuk e ka marrë parasysh këtë fakt dhe ka urdhëruar lirimin e tij. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, kërkoi shkarkimin nga detyra. Po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate. Hoxha ia hodhi sërish një masë disiplinore.

ILIR PAJA

Një tjetër i dënuar u liruar nga firma e Hoxhës është edhe Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “UFO”.  Paja u lirua 1 vit para se dënimi i tij të përfundonte.

Ilir Paja është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Disa vite më parë në një ngjarje të rëndë të ndodhur tek Farmacia 10 në Tiranë, Ilir Paja, i arratisur nga burgjet italiane, tentoi të ekzekutonte një efektiv policie, i cili kishte shkuar ta arrestonte në vitin 2008.

Lidhur me rastin, Këshilli i Lartë i Drejtësisë asokohe, nisi verifikimet e nevojshme. Ministri i Drejtësisë i asaj kohe Nasip Naço, ka kërkuar fillimisht shkarkimin e gjyqtares dhe largimin e saj nga trupa gjyqësore shqiptare, por në një mbledhje të zhvilluar me dyer të mbyllura u ndryshua kërkesa dhe u mor një vendim paralajmërues.

SKANDALI

Në vitin 3 nëntor të 2017, gjyqtarja Enkeleida Hoxha u rikthye  në qendër të vëmendjes me një tjetër skandal. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqësor të Krujës nëpërmjet një vendimi, vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje , duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.

REXHEP RRAJA

Enkeleida Hoxha është gjithashtu gyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, i cili tha se për qeverinë që ai drejton të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *