Kuriozë, se çfarë thotë horoskopi për 2022-in? Ja si do të ndryshojë lidhja juaj sipas shenjës që keni…

Shumë shpejt po ikën edhe 2021, por s’është çudi të mendojmë se çfarë parashikon horoskopi ynë për 2022.

Ajo që të gjithë duam të dimë është se çfarë do të bëhet me dashurinë.

Dashi

Do ta filloni vitin goxha fuqishëm! Marsi, planeti juaj udhëheqës është tek Shigjetari, që do të thotë, vend shumë harmonik për ju. Duke qenë se ju keni tendencën t’i nxitoni gjërat, merreni më shtruar dhe nëse kuptoni që partneri juaj s’është në të njëjtën linjë me ju, jepini fund. Duhet të kërkoni për dikë tjetër që është!

Si kolegë, miq dhe partnerë; Ja mbi ç'themele i ndërton Dashi lidhjet më kryesore në jetë - Astroliving

Demi

2022 do të jetë një vit ndryshimi për ju. Do të zbuloni çfarë nuk po ju shërben aspak. Nëse vendosni të mos ndaheni, duhet t’i “shkundni” mirë gjërat që s’shkojnë në lidhjen tuaj.

Këto shenja të horoskopit do të pësojnë ndryshime drastike këtë vit | Top Albania Radio | It's time

Binjakët

Përgjithësisht Binjakëve s’ju pëlqen ideja e përfshirjes, por kjo do të ndryshojë në 2022-in. Me shumë gjasa mund të fokusoheni tek një lidhje afatgjatë dhe gjërat do të shkojnë papritur në nivele që as i prisni.

Pse Binjakët janë shenja ideale e horoskopit? - Opinion.al

Gaforrja

Nëse ke ndjerë që jeta jote dashurore s’ka qenë gjëkundi për një kohë të gjatë, kjo periudhë mori fund.Energjia e vitit tjetër do të sjellë eksperienca transformuese, emocione dhe tension.

Karakteristikat dhe të veçantat e gaforreve, shenjës më të komplikuar të zodiakut - Astroliving

Luani

Do të mbani një qëndrim më serioz kundrejt partneres dhe lidhjes suaj. Që do të thotë do t’i qartësoni gjërat mes jush për të vendosur nëse do të ketë një hap të radhës ose jo.

Luani | Astrologu

Virgjëresha

Nëse menduat se 2021-shi ishte vit i ngadaltë për dashurinë, kjo do të ndryshojë së shpejti. Gjatë 2022-it mund të vendosësh për hapin tjetër në lidhje, për një bashkëjetesë të mundshme dhe madje krijimin e një familjeje. Me shumë gjasa, një nga vitet më të bukura tuajat për dashurinë.

I përkisni shenjës së Virgjëreshës/ Lexoni karakteristikat tuaja - APEL MEDIA

Peshorja

Do t’ju gjejë duke bërë debate me partnerin, pasi ndjeni se ata s’po japin më të mirën nga vetja në këtë lidhje. Nëse kjo ndodh, mos u shqetësoni shumë. Merrni kohën që ju duhet për t’u menduar, për të punuar mbi marrëdhënien dhe në fund për të vendosur rreth saj. Nga fundi i janarit, mund të filloni të bëni ndryshime.

Pse Peshorja, kjo shenjë e ajrit, magjeps gjithë zodiakun - Astroliving

Akrepi

Për Akrepët do të jetë vit ndryshimesh! 2022-shi është dinamik dhe do të ndihmojë në rritjen tuaj. Ndoshta këtë vit ju shkëputeni nga një marrëdhënie që nuk ju ka bërë mirë për një kohë të gjatë.

Akrepi është një shenjë e vështirë dhe ekstreme, prandaj mund të jetë çift vetëm me një nga këto 3 shenja - Astroliving

Shigjetari

Ju do të keni fat në shumë aspekte këtë vit, përfshi këtu dhe dashurinë. Lidhja që keni ka tendencë të shkojë në një nivel tjetër dhe jeta brenda shtëpisë mund të zgjerohet edhe më. Ndoshta vendosni se ka ardhur koha të bashkëjetoni.

Shigjetari - Horoskopi Shqip

Bricjapi

Do të vendosni lidhjen tuaj para çdo gjëje! Në 2022-in romanca do të marrë përmasa të reja. Mos hezitoni, sepse keni ndihmën e yjeve!

Bricjapi, shenja e ditës - 2018 - YouTube

Ujori

Edhe nëse keni momente kur mendoni se asgjë s’po ju ecën, do të gjeni mbështetje tek fakti që partneri është gjithmonë aty pranë jush. Kjo gjë do t’ju afrojë edhe më pranë njëri tjetrit në 2022-in.

Horoskopi për muajin Shtator , Ujori... - YouTube

Peshqit

Do të jeni më shumë të dhënë pas dashurisë, pasionit dhe magjisë së romancës vitin tjetër. 2022-shi është perfekt për të bërë diçka ndryshe me lidhjen tuaj. Sigurohuni që të jeni duke dhënë aq sa prisni të merrni.

Përse Peshqit janë aq të veçantë; Karakteristikat e shenjës së fundit të zodiakut si prindër, bashkëshortë e miq - Astroliving

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *